Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Zhvillimet aktuale dhe perspektiva e migrantëve
18 Feb 2020 - 14:53
Zhvillimet aktuale dhe perspektiva e migrantëve

Sipas Bundesagentur für Arbeit (BA)proporcioni i moshës së re me aftësi për të kontribuar në tregun gjerman të punës, i shtetasve të BE është i pakënaqshëm, dhe i pamundur për të ofruar zgjidhje për vendin. Sipas kësaj tendence konkluzioni më logjik për migrim potencial të kualifikuar vjen nga shtetet jashtë BE.


Migrimi i kualifikuar në Gjermani nga vendet e treta nuk është shumë i njohur në të kaluarën. Në vitin 2016 migrimi i shtetasve të vendeve jashtë BE në krahasim më ata të BE ishte rreth 8.5% sipas BA. Prandaj me migrimin më masiv të profesionistëve nga shtetet jashtë BE rritet potenciali i ekonomisë së vendit.


Duke folur për punësimin, e vecanërisht punësimin e refugjatëve, BA numron rreth 38% të punësimit të kësaj kategorie, ku 82% e refugjatëve sipas hulumtimeve del se janë subjekt i përfitimeve sociale shifër kjo që nuk premton shumë.


Thënë më ndryshe punësimi i ardhshëm i shtetasve të vendeve të treta mund të krijojë një rrethanë më të favorshme për ekonominë gjermane, dhe opsioni aktual më i favorshëm anon në këtë drejtim, por edhe nëse do kemi një migrim masiv të shtetasve të vendeve jashtë BE me kushtet aktuale, Gjermania prapëseprapë do ketë vend për shumë e më shumë profesionistë nga vende te ndryshme.


Në mënyrë që të plotësojë nevojat e jetesës së migrantëve të kualifikuar që do punojnë në këtë vend Gjermania duhet të jetë një vend atraktiv për jetesë dhe të ofrojë kushte të mira. Për shembull mund të punohet në ofrimin e mundësive me lehtësira për të hyrë në tregun e punës dhe të shkurtohen procedurat burokratike.


Poashtu aktualisht studentët e vendeve të treta që studiojnë në Gjermani po ofrojnë shpresë. Nëse do krijohet nje strategji e lehtësimit për studime në vend kjo do ndikojë në të ardhmen tepër mirë për ekonominë e vendit. Duhet të ofrohën më shumë bursa studimi vecanërisht tek studentët e vendeve jashtë BE. Kjo do ndikojë që Gjermania të tërheq dhe zhvillojë talentët e ardhshëm.