Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Tërmkolli: Albini përmendi gjakderdhje si mesuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi
26 Mar 2020 - 11:45
Tërmkolli: Albini përmendi gjakderdhje si mesuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi
Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli e ka quajtur si gjest të ulët dhe shenjë hakmarrjeje, veprimin e Albin Kurtit i cili e liroi nga detyra zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin.

Tëermkolli përmes një statusi në Facebook ka thënë se Albini dje ka përmendur edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi

Ajo e ka quajtur hakmarrje veorimin e Kurtit për të shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë, Avdullah Hotin, i cili është nga radhët e LDK-së.

“Kryeministri i shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës me më shumë se 2/3 e votave, Albin Kurti, në terrin e natës e paska “liruar” nga detyra Zv/Kryeministrin Avdullah Hoti. Hakmarrje! E ulët edhe për një person të rëndomtë lëre më për një “kryeministër! Tërë ditën foli kundër veprimeve të natës e si për çudi vetë paska ra në kurthin e natës. Ky është Kryeministri i shkarkuar. Egoja dhe etja e tij për pushtet absolut është mbi shtetin, mbi popullin”, thotë Termkolli.

Tutje, ajo ka përmendur edhe kohën në të cilën vendi po kalon për shkak të virusit Covid-19, duke thënë se Kosova nuk ia pati borxh shkarkimet e as rrëzimin në kohë koronavirusi.

Gjithasht, ajo ka komentuar fjalimin e Kurtit në seancën e djeshme të Kuvendit, ku ai e përmendi gjskderdhjen për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe gjendjes së jashtëzakonshme,Tërmkolli thotë se ai e përmendi këtë si mësuesit e tijl, Rexhep Qosja e Adem Demaçi.

“Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Albini dje përmendi edhe gjakderdhje, ashtu si mësuesit e tij Rexhep Qosja e Adem Demaçi, të etur për gjak shqiptarësh, për “revolucione demokratike”. Këtë e kanë në gjak, e kanë ideologji, lajtmotiv jetësor! Por janë të humbur, nuk do t’i lejojmë! “No pasaran Albin, No pasaran”!”, ka shkruarTërmkolli.
Insider Sh.p.k Më shumë