Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Suedezët kanë gjetur mënyrë si t’i largojnë njerëzit nga tubimet nëpër parqe
30 Apr 2020 - 10:45
Suedezët kanë gjetur mënyrë si t’i largojnë njerëzit nga tubimet nëpër parqe
Bëhet fjalë për festën e cila shënohet në tërë Skandinavinë.

Zakonisht nëpër këto festa tubohet një numër i madh i njerëzve, mirëpo sivjet autoritetet duan që ta pengojnë këtë për shkak të epidemisë së virusit COVID-19, transmeton BBC.

"Lundi mund të bëhet epiqendra e përhapjes së koronavirusit natën e fundit të prillit," ka thënë Gistav Lundblad, kryetari i Komitetit lokal të mjedisit.

Duke sqaruar vendimin që të shpërndahen tonelata të plehrave në park, ai tha se me ato mund të plehërosen livadhet dhe era e saj mund të parandalojë tubimet masive.

"Mund të mos jetë aq bukur të ulesh dhe të pish birrë me atë erë," tha ai.

Origjina e festimit të Natës së Valpurgjisë daton nga festimi pagan i pranverës, dhe festa popullore, edhe pse jozyrtare, mund të tërheqë deri në 30.000 njerëz nga e gjithë Suedia.

Qeveria suedeze ka shmangur vendosjen e masave të ashpra për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, por ka ndaluar mbledhjet publike të më shumë se 50 personave.

Ky vend ka raportuar rreth 20.300 raste të COVID-19, nga të cilat 2.460 ishin fatale./Insajderi.com.
Insider Sh.p.k Më shumë