Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Spërkatës i produkteve bujqësore dhe operator i traktorit
01 Feb 2020 - 22:16
Spërkatës i produkteve bujqësore dhe operator i traktorit

Kompania Gjermane DAH Service GmbH – ein Unternehmen der Deutschen Agrar Holding (DAH) kërkon punonjës në pozitat spërlatës i produkteve bujqësore dhe operator i traktorit.


Për pozitën e parë të punës kërkohet qe kandidati të ketë këtë profil vijues:



    Të posedojë patent shoferin , kategorinë B
    Të ketë ndonjë kualifikim në bujqësi
    Të ketë përvojë punë në këtë fushë
    Të jetë kompetent, me përvojë dhe të ketë njohuri në operimin e makinave
    Të ketë njohuri në kulturat bujaqësore dhe agronomi
    Të jetë i aftë të mbaje të dhënat
    Të jetë i orientuar në detaje
    Të jetë i gatshëm të punojë me vetëiniciativë
    Të jetë i vetëmotivuar
    Të jetë i gatshëm të punojë në ekip

 


Kompania DAH Service GmbH – ein Unternehmen der Deutschen Agrar Holding (DAH) ofron si shkëmbim:



    Trajnim paraprak për kandidatin ideal
    Pagë konkurruese me beneficione tjera që përputhen me vendin e punës

 


Për pozitën e dytë kërkohet që kandidatët të kenë profilin vijues:



    Kandidati ideal duhet të ketë patentë adekuate për operimin e traktorit
    Të ketë përvojë profesionale
    I përpiktë në orarin e punës dhe i angazhuar
    Aftësi të jashtëzakonshme komunikative me ekipin punues
    Preferohet përvoja paraprake në agronomi

 


Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi