Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Shtetasit e vendeve të treta, target i Qeverisë Gjermane
15 Feb 2020 - 16:04
Shtetasit e vendeve të treta, target i Qeverisë Gjermane

Gjermania ka në plan që të ofrojë programe trajnimi për të papunësuarit në Gjermani në mënyrë që ata të shëndrrohen në profesionistë të kualifikuar, ndërkohë që fokusi qendror do jetë tërheqja e individëve të kualifikuar nga jashtë vendit, kryesisht vendet e treta.


Në Gjermani aktualisht janë rreth 2,5 milion persona nga vendet e BE që janë të inkuadruar në tregun e punës e që kanë shtetësi jo gjermane. Mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme, dhe ky është maksimumi që mund të shfrytëzohet nga vendet e BE. Prandaj, zgjidhja më oprtimale është tërheqja e fuqisë punëtore nga vendet e treta.


Ligji i ri mbi migrimin që do hyjë në fuqi më 1 mars është hartuar qëllimisht dhe ka fokus qëndror individët e kualifikuar nga vendet e treta.


Gjermania është duke organizuar samite të ndryshme me Unionin e Bizneseve që të këshillohen në lidhje me përfitimet dhe ndryshimet e ligjit të ri. Një Draft i këtij dokumenti që u citua nga Redaktionsnetzëerk Deutschland (RND), paraqet mundësinë e shpejtimit të procesimit të procedurës për viza. Ky ligj parasheh edhe mundësinë e zhvillimit të kurseve të gjuhës gjermane në vendin e origjinës së individit.