Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Shpërthim me eksploziv në një biznes të Lezhës
15 Feb 2020 - 09:15
Shpërthim me eksploziv në një biznes të Lezhës
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës.

Lënda shpërthyese është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj, 49 vjeç banues në Gocaj.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Familja Malota deklaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt dhe nuk e dinë se përse ishte vendosur eksplozivi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Insider Sh.p.k Më shumë