Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Shitëse në kozmetikë
01 Feb 2020 - 22:16
Shitëse në kozmetikë

Të punosh si shitëse në Gjermani është sfiduese. Si një kandidate duhet të kesh aftësi në shitje dhe përvojën e duhur për këtë. Shumë kompani në Gjermani dhe më gjërë kanë kërkesat e veta në lidhje me punësimin e individëve të kualifikuar. Mirëpo jo të gjitha kanë kushtet e njejta dhe kërkesat e njejta. Në disa raste kërkohet njohja e rrjedhshme e gjuhës e në disa jo. Në këto raste duhet të peshoni aftësitë e tuaja para se të vendosni të aplikoni pasiqë procesi i aplikimit është proces jo gjithmonë i thjeshtë dhe e ka koston e vet (kur bëhet fjala për procesin e aplikimit jashtë vendit). Përvec kësaj ju duhet të supozoni kohën gjatë së cilës do aplikoni për leje pune, të merrni të dhëna se punëdhënësi juaj a ka levërdi të presë apo ka nevojë për punësimtë menjëhershëm.


Në shpalljet e punës gjithnjë ceket nëse punëdhënësit kanë nevojë për punësim të menjëhershëm apo sipas marrëveshjes. Punësimi sipas marrëveshjes gjithnjë lihet si opsion kur kandidati ka nevojë për kohë shtesë në përgatitjen e dokumenteve të udhëtimit.


Kushtet për të punuar si shitëse në kozmetikë në kompani Gjermane variojnnë prej kompanive. Ju duhet të analizoni me përpikmëri për kërkesat profesionale që duhet t’i plotësoni për të aplikuar në këto vende pune.


Më poshtë ne kemi hulumtuar disa kompani që janë furnizues të produkteve kozmetike në Gjermani, të cilët mund të kenë ndonjë ofertë pune në këtë fushë:



    IVY GmbH
    Agilpharma GmbH
    Biomin Pharma GmbH
    Cheplapharm Arzneimittel Gmbh
    Grandel GmbH
    Geëo GmbH
    Kneipp-ëerke GmbH
    Koko Kosmetikvertrieb Gmbh & Co. Kg
    Li-il Arzneimittel Gmbh
    E.G. Gottlieb Diaderma-haus Gmbh+co.

 


Sic edhe e theksuam më lartë secila kompani ka kërkesat e veta në lidhje me profilin profesional të kandidatëve, mirëpo ne mund të përmbledhim kërkesat e përgjithshme.


Profili i kandidateve për punësim si shitëse në kozmetikë duhet të jetë si vijon:



    Kandidatja duhet të ketë aftësi të jashtëzakonshme dhe njohuri në produktet kozmetike
    Duhet të ketë aftësi të jashtëzakonshme komunikuese dhe të jetë bindëse
    Të ketë pasion në shitje dhe shërbim ndaj klientëve
    Të ketë dëshirë dhe gatishmëri në përmirësimin e aftësive personale dhe profesionale në këtë fushë
    Fleksibile në orarin e punës dhe e aftë t’i përshtatet ndryshimeve

Nëse jeni një kandidate që jeni në gjendje t’i plotësoni këto parakushte të përgjithshme atëherë parakualifikoheni për aplikim.


Kujdes: Kompanitë e ndryshme kanë kushte specifike këto janë vetëm sa për informimin tuaj në lidhje me kërkesat e përgjithshme. Punsohu.eu do iu informojë në lidhje me të gjitha ofertat e punës në këtë fushë.