Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Rrobaqepëse
01 Feb 2020 - 22:16
Rrobaqepëse

Në Europën Perëndimore profesioni i rrobaqepësit ka kërkesë të madhe. Mirëpo kërkesa për rrobaqepës nuk shtrihet në kompanitë e vogla lokale sikurse tek ne. Kjo kërkesë është e madhe në sferën e prodhimtarisë.


Një ndër vendet me kërkesë të lartë në këtë fushë paraqitet Anglia, Italia dhe Gjermania. Sigurisht kjo e fundit dominon në këtë kontekst me brendet e saj të njohur.


Profesioni i rrobaqepësit konsiderohet si një profesion fisnik dhe gëzon reputacion të madh në Evropën Perëndimore, dhe Mbrerërinë e Bashkuar. Mirëpo cilat janë mundësitë e shteteve të treta që të punësohen në vendet e Evropës Perëndimore në këtë fushë.


Ekzistojnë qindra punëdhënës që do punësonin një kandidat profesional. Një kandidat që ka përvojë dhe njohuri në këtë fushë. Një kandidat më aftësi shembullore.


Si duket profili profesional i një rrobaqepësi në Europë?


Zakonisht profili i përgjithshëm që kërkohet për rrobaqepësit është si vijon:



    Së paku 3-5 vite përvojë pune si rrobaqepës
    Njohuri në makinat industriale të qepjes si dhe aftësi në qepjen e lirë
    Përvojë në qepjen e rrobave të femrave dhe meshkujve
    Njohuri në teknikat e qepjes
    Aftësi të punoni në një mjedis dinamik pune
    I besueshëm në mënyrë që të sigurohet që aktivitetet ditore përmbushen plotësisht
    I organizuar, i motivuar dhe entuziast
    Të jetë fleksibil në orarin e punës.

 


Këto janë disa nga kushtet e përgjithshme të punëdhënësve për kandidatët në fushën e rrobaqepësisë. Në vijim do shpalosim disa prej aktiviteteve të përgjithshme ditore në mënyrë që të keni të dhëna se cfarë punë do duhej të performonit.



    Të kuptoni dhe zbatoni specifikimet në lidhje me qepjen dhe të zbatoni teknikat e ndryshme të qepjes
    Punë cilësi dhe profesionale për të siguruar një qepje të jashtëzakonshme
    Prerja, qepja (qepja me makinë dhe qepja me dorë të lirë) për të siguruar performim të përsosur në këtë fushë
    Performimi i aktiviteve të punës fillimisht në rrobat e meshkujve me raste dhe të femrave