Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Policia: Nuk kemi dëshmi për sulme kibernetike në Insajderi.com
02 May 2020 - 16:15
Policia: Nuk kemi dëshmi për sulme kibernetike në Insajderi.com
Policia ka sqaruar se nga hetimet e saja të derimëtanishme ka konstatuar se ndaj portalit Insajderi.com nuk ka pasur sulm kibernetik. Dje drejtori i Insajderit Parim Olluri ka njoftuar se webfaqja e tyre ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Sipas njoftimit tashmë është lansuar një faqe paralele insajderi.org pasi po pretendojnë se webfaqja origjinale ju është hakuar dhe email-at zyrtare u janë bllokuar.

Webfaqja insajderi.com kishte publikuar një njoftim se themeluesit e portalit Parim Olluri e Vehbi Kajtazi janë larguar nga portali me vendim të aksionarëve.

Ndërsa Parim Olluri ka bërë të ditur se e kanë lajmëruar rastin në polici.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës, për të marrë sqarime rreth rastit.

Sipas Policisë, në bazë të hetimeve që i kanë bërë nuk kanë gjetur dëshmi për sulm kibernetik në këtë portal.

Policia ka thënë se rasti nga ankuesit është pranuar dje më 1 maj ndërsa sipas tyre deri më tani nuk janë gjetur dëshmi se ka pasur sulm kibernetik.

“Bazuar në veprimet e deritanishme, nuk janë gjetur dëshmi se kemi të bëjmë me sulme kibernetike. Policia e Kosovës në bashkërendim me prokurorin do të merr veprimet e mëtutjeshme për trajtimin e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Insider Sh.p.k Më shumë