Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Pas futbollistit, edhe një gazetar sportiv diagnostifikohet me Coronavirus
27 Feb 2020 - 12:30
Pas futbollistit, edhe një gazetar sportiv diagnostifikohet me Coronavirus
Një gazetar spanjoll, i cili udhëtoi në Milano me ekipin e Valencias, për takimin e Ligës së Kampionëve që Valencia e luajti ndaj Atalantas me 19 shkurt është diagnostifikuar me coroniavirus, shkruan Insporti.

Gazetari, 44 vjeçar ishte me klubin spanjoll për ta mbuluar takimin e parë të sfidës së 1-16.

Ky informacion vjen nga “Las Provincias”, që njofton se ai ka testuar pozitiv në testin e parë dhe se një analizë e re do të bëhet në Madrid.

Ministri i Shëndetësisë i Spanjës, Salvador Illa e ka konfiruar rastin që njëherit është i dyti në komunitetin e Valencias.

Pacienti u vendos në spitalin universitar të Valencias me simptomat kompatibile me ato të virusit.

Gjatë ditës pritet një deklarim nga Qeveria e Valencias mbi hapat e ardhshëm.
Insider Sh.p.k Më shumë