Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
OBSH pretendon se ka vepruar në mënyrë të duhur ndaj krizës së pandemisë
30 Apr 2020 - 12:00
OBSH pretendon se ka vepruar në mënyrë të duhur ndaj krizës së pandemisë
"Që në fillim, Organizata ka vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri në përpjekje për të paralajmëruar botën", tha ai gjatë një konference për media në Gjenevë.

Gjatë muajve të fundit, OBSH-ja ka trajnuar 2.3 milionë profesionistë të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, tha Tedros.

Mike Ryan, një ekspert kryesor i OBSH-së për emergjencat, tha se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara po planifikon një "rritje" të nivelit të testimit në vendet me standard të ulët.

"Pajisja me teste është ende një çështje kritike, në shumë pjesë të botës", tha Ryan.

Ai gjithashtu nuk pranoi të komentojë raportet e publikuara më 29 prill se ilaçi nga kompania amerikane Gilead Science mund të ndihmojë në trajtimin e COVID-19.

"Unë nuk do të doja të bëja komente specifike sepse nuk e kam lexuar studimin në detaje", tha Ryan, duke shtuar se ndonjëherë duhen më shumë studime për të përcaktuar efektivitetin e një ilaçi.

"Shpresojmë që ky ilaç dhe të tjerët të dëshmojnë se janë të suksesshëm në trajtimin e COVID-19".

Laboratori amerikan njoftoi të mërkurën, se ilaçi i tij remdesivir tregoi rezultate "pozitive" në pacientët me COVID-19.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nga ana tjetër, tha se është lajm i mirë se ky ilaç mund të ndihmojë në luftimin e koronavirusit, ndërsa Anthony Fauci, zyrtari kryesor shëndetësor i SHBA-së, tha se të dhënat treguan se ilaçi po ndihmonte të sëmurët me COVID-19 , dhe se zvogëlon kohën që duhet për tu shëruar nga virusi.

Por, ai shtoi gjithashtu se ilaçi duhet të analizohet më shumë.
Insider Sh.p.k Më shumë