Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Nuk ia doli të gjente Hard Diskun shpëtues, megjithatë Haki Abazi ka një mesazh për qytetarët
26 Mar 2020 - 01:15
Nuk ia doli të gjente Hard Diskun shpëtues, megjithatë Haki Abazi ka një mesazh për qytetarët

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga lideri i tij Albin Kurti.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, Abazi pasi që nuk mund ta gjejë Hard Diskun e mbledhjes së sigurisë ku Kurti pretendonte se ishte bërë planë, Abazi ka një mesazh për qytetarët.

“Ky është vendi ynë, kurrë nuk do të lodhemi si LVV duke punuar për të, kurrë nuk do të ndalemi së shërbyeri pas asnjë kusht drejt realizimit të qëllimi”, ka shkruar Abazi.

Tutje, zëvendëskryeministri në largim ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u përballur me pandemin COVID-19.

“Faleminderit çdokujt, që përkrah e punon çdo ditë për të ndihmuar që ta kalojmë së bashku këtë sfidë me COVID-19”, ka shkruar ndër tjera Abazi.

Derisa ka përfunduar duke thënë se “E ngritja ka kuptimin vetëm së bashku. Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë”.

Qeveria Kurti është rrëzuar sonte me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstesin. /Insajderi.com
Insider Sh.p.k Më shumë