Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Nga 4 marsi, mund të shkoni pa kontratë pune
13 Feb 2020 - 16:20
Nga 4 marsi, mund të shkoni pa kontratë pune

Pra të gjithë ata që do te posedojnë një \"vizë punëkërkuese\" do te udhëtojnë për në Gjermani pa kontratë punë.


Një risi shumë e rëndësishme në projektligjin e ardhjes së fuqisë punëtore është “Viza për të kërkuar punë” (Job-Seeker-Visum)


Kjo është një vizë, që jepet për një afat kohor deri në gjashtë muaj, vetëm për Gjermaninë, ku e njëjta nuk vlenë për zonen shengen.


Viza për të kërkuar punë i jep të drejtën një personi të kualifikuar që të vijë në Gjermani pa kontratë pune. Deri tani kjo lloj vize aplikohet vetëm për të diplomuarit me shkollë të lartë. Rregulli aktual parasheh se kush gjen punë brenda këtij gjashtëmujori, nuk ka nevojë të dalë nga Gjermania për të marrë vizë pune, por mund të aplikojë direkt në zyrën e të huajve, në vendin ku jeton. 


Për të diplomuarit me arsim të lartë nuk ka nevojë për dëshmi gjuhe, për punëtorët e kualifikuar pa shkollë të lartë, do të kërkohen, veç kualifikimit, edhe njohuritë e gjuhës gjermane, së paku në nivel A2, që mjafton sa për t’u marrë vesh për gjërat bazike.