Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Ndryshimet që i parasheh Ligji i ri mbi Migrimin për bizneset
18 Feb 2020 - 14:52
Ndryshimet që i parasheh Ligji i ri mbi Migrimin për bizneset

Ligji i ri iu mundëson punëdhënësve në Gjermani që të hetojnë në zyrën e regjistrimit për të huajt në lidhje me personat e kualifikuar që janë regjistruar aty. Ky ligj parasheh disa hapa për t’u realizuar kjo:


1.      Së pari duhet të lidhet një marrëveshje në mes të kompanisë për t’u qasur në të dhëna dhe zyrës për të huajt si përfaqësues i shtetit gjerman.


2.      Së dyti pas lidhjes së marrëveshjes zyra për të huajt e udhëzon kompaninë në lidhje me të gjitha procedurat dhe në lidhje me kualifikimet e aplikantëve se a njihen ato në Gjermani.


3.      Kur aplikantët e regjistruar i plotësojnë të gjitha kushtet atëherë zyra për të huajt e njofton kompaninë në lidhje me atë se individi është i përputhshëm me vendin e caktuar të punës.


4.      Pasi që aplikanti aplikon për vizë, vendimi shpallet brenda tre javëve.


5.      Aplikimi i aplikantit në këtë procedurë specifike përfshin edhe bashkëshorten dhe fëmijët nën moshën 18 vjece.


6.      Kostoja e kompanisë për këtë procedurë është 411€ ndërsa ajo e aplikimit për vizë dhe dhe njohjes së certifikimit është 75€.