Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Merkel e emëron planin e Qeverisë Gjermane për tërheqjen e migrimit të kualifikuar si model i zhvendosjes
15 Feb 2020 - 16:00
Merkel e emëron planin e Qeverisë Gjermane për tërheqjen e migrimit të kualifikuar si model i zhvendosjes

Kancelarja Gjermane Angela Merkel e quan planin e Qeverisë Gjermane për tërheqjen e fuqisë punëtore nga vendet e treta në Gjermani si një sukses të madh – raporton DW – duke shtuar se ky plan paraqet një model zhvendosjeje të fuqisë punëtore në qasjen e Gjermanisë për punësimit e fuqisë së huaj punëtore.


“Nuk jemi vetëm ne ata që kërkojnë fuqi punëtore jashtë vendit të tyre. Kemi edhe shtet tjera. Konkurrenca është e madhe”. – tha ajo në Samitin e Bizneseve.


Ministri i Ekonomisë Peter Altmeier tha se ekonomia e Gjermanisë mund të përfitojë dukshëm nga një fluks i migrimit të kualifikuar.


“Ne do kishim një ekonomi më të fuqishmë nëse do kishim edhe një numër më të madh të fuqisë punëtore” – tha ai.


Cilat vende të punës janë në fokus? Gjermania ka më shumë nevojë për inxhinierë të elektronikës, për punonjës në metalurgji, për inxhinierë të mekatronikës, kuzhinierë, infermiere, persona për kujdes ndaj të moshuarve, ekspertë të informatikës, dhe zhvillues të programeve.


Cfarë është Ligji i Ri mbi Migrimin? Ky është një ligj i ri që do hyjë në fuqi më 1 mars 2020. Është një përpjekje e Qeveria Gjermane për të punësuar sa më shumë punonjës të kualifikuar, dhe zhvillimin profesional të personave të papunësuar për të konkurruar në tregun e punës. Fokusi qendror i ligjit të ri është tërheqja e migrantëve nga vendet e treta.