Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Marketing koronavirusi; Linja ajrore premton 8000€ nëse dikush infektohet gjatë fluturimit
25 Mar 2020 - 21:00
Marketing koronavirusi; Linja ajrore premton 8000€ nëse dikush infektohet gjatë fluturimit


Një linjë vietnameze udhëtimesh qe ka dalë edhe herë të tjera në faqet e para të gazetave, ka njoftuar së fundmi një politikë të re të pagesës me para në dorë nëse dikush infektohet me koronavirus në fluturimet e saj.
Linja vietnameze Vietjet ka nisur politikën e pagesës së rreth 8000 euro për këdo që do të infektohet në avionët e saj për të dhënë më shumë garanci klientëve gjatë pandemisë globale.


Ata thonë se nëse dikush preket nga COVID-19 do të dëmshpërblehen menjëherë deri në 200 milion dong vietnamez për fluturimet e brendshme në Vietnam deri në 30 qershor, pa dallim kombësie të klientëve.

Vietjet raportohet se ka lënë veç “dhjetra miliarda dong” për të mbuluar skemën e re, e cila sipas tyre “i sjell siguri pasagjerëve”.
Por çdo pasagjer që ka qenë pozitiv me virusin para fluturimit nuk është nëgjendje të marrë dëmshpërblimin për arsye të rregullit të vetëizolimit.
Insider Sh.p.k Më shumë