Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Ligji i ri synon që të lehtësojë migrimin e individëve të kualifikuar. Ja kërkesat që janë parashtruar.
10 Feb 2020 - 20:14

Personat e kualifikuar janë të mirëseardhur!

Ekonomia gjermane ka mungesë të specilistëve dhe ndryshimet demografike do shtojnë shkurtimet në profesione. Aktualisht janë rreth 1.2 milione vende të paplotësuara të punës. Ligji i ri në këtë kontekst ka për qëllim që të ofrojë zgjidhje për t’iu mundësuar individëve të kualifikuar nga vendet jashtë BE që të kenë qasje në tregun gjerman të punës. Ky ligj synon që të lejojë migrantët të qëndrojnë në Gjermani.

Kur do hyjë në fuqi ky Ligj?

Parlamenti gjerman e aprovoi ligjin e ri mbi migrimin ekonomik më 7 qershor të vitit 2019. Ky ligj hyn në fuqi më 1 mars 2020. Sipas vlerësimeve të Agjensionit Federal të Punësimit ky ligj do mund të sjellë rreth 25.000 punonjës shtesë brenda vitit në Gjermani.

Kush konsiderohet specialist?

Individët që kanë të kryer universitetin, i cili është i njohur ne Gjermani dhe personat që kanë përfunduar trajnime profesionale e që njihet ne Gjermani.