Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Lekaj i përgjigjet Kurtit: Kuptoje, s’je më në opozitë, është koha e veprave jo fjalëve
14 Feb 2020 - 23:45
Lekaj i përgjigjet Kurtit: Kuptoje, s’je më në opozitë, është koha e veprave jo fjalëve
Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me marrëveshjet në Munih.

“Kryeministri Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë. Është koha e veprave jo e fjalëve”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Kurti, sot tha se zyrtarët e Pal Lekajt, nuk kanë marrë autorizimin nga Qeveria aktuale e Kosovës. Por, Lekaj e thotë të kundërtën.

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, shkruan Lekaj.  /Insajderi.com
Insider Sh.p.k Më shumë