Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
"Kushdo që ka marr pjesë në këtë krizë politike meriton karantinë deri të kryhet pandemia"
26 Mar 2020 - 00:45
"Kushdo që ka marr pjesë në këtë krizë politike meriton karantinë deri të kryhet pandemia"
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë, ka thënë se kushdo që ka marr pjesë në këtë krizë politike meriton karantinë deri të kryhet pandemia, shkruan Insajderi.

Megjithatë, Ahmeti ka thwnw se është i gatshëm të punojë me gjithsecilin pa marr parasysh përkatësinë politike

Postimi i plotë:

Qeveria kufizoi lëvizjen, presidenti e dërgoi në GjK. Kuvendi rrëzoi qeverinë. Përderisa presim GjK, janë 10 interpretime si vazhdohet tutje. Pasiguri totale në kohë kur njerëzit janë të ngujuar në shpi tu kqyr lajme. 71 raste. Bizneset për toke. Plan të mirë ende jo.

Kushdo që ka marr pjesë në këtë krizë politike meriton karantinë deri të kryhet pandemia.

E tjerët duhet të angazhohen për luftë. Kena me i harru këto fjalime të sotit në qoftë se nuk fokusohemi në këtë betejë.


Që nesër fillojmë planifikimin për intervenimin ekonomik në Prishtinë. Jam i gatshëm të punojë me gjithsecilin pa marr parasysh përkatësinë politike. Jam i gatshëm të kontribuojmë në çfarëdo beteje të nivelit qendror me pandeminë.

Insider Sh.p.k Më shumë