Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Këshilltari i Vjosa Osmanit i thumbon ashpër krerët e LDK-së, ua kujton votat
24 Mar 2020 - 23:30
Këshilltari i Vjosa Osmanit i thumbon ashpër krerët e LDK-së, ua kujton votat
Këshilltari i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani – Artan Murati ua ka kujtuar krerëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se sa vota kanë marrë si subjekt që prej kur zgjedhjet janë organizuar me lista të hapura.

Murati ua ka kujtuar krerëve të LDK’së se kryeparlamentarja është personi më i votuar në LDK që prej vitit 2007 e deri më sot.

Ky reagim erdhi pasi nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, kërkoj nga Osmani largimin nga partia.

“Nëse Vjosa Osmani përditë bën thirrje kundër vendimeve të LDK-së dhe punon me të tjerët kundër neve, nuk e ka asnjë kuptim që ajo të qëndrojë në LDK”, tha Veliu në T7.

2007: 129,410 vota
2010: 172,552 vota
2014: 184,594 vota
2017: 185,884 vota (ne koalicion)
2019: 206,516 vota

Kurse, per bartesit e listave, qe kane qene personat me to votuar ne LDK:

2007: Fatmir Sejdiu, 66,633 vota
2010: Isa Mustafa, 130,213 vota
2014: Isa Mustafa, 121,059 vota
2017: Avdullah Hoti, 115,693 vota
2019: Vjosa Osmani, 176,016 vota

Per individet me zero vota s’ja vlene te diskutohet”, shkruan Murati.
Insider Sh.p.k Më shumë