Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Katër ndryshimet që i parasheh Ligji i ri mbi Migrimin për trajnerët dhe studentët
18 Feb 2020 - 14:51
Katër ndryshimet që i parasheh Ligji i ri mbi Migrimin për trajnerët dhe studentët

Akti i ri mbi Migrimin parasheh dhe aspekte të tjera përvec punësimit të personave të kualifikuar. Ajo ka pëfshirë edhe studentët dhe trajnerët ne veçanti. Më poshtë po i paraqesim katër aspekte kryesore të kësaj kategorie:


1.      Ardhja në Gjermani për të gjetur një vend për trajnim: Është e mundur për studentët që të vijnë në Gjermani për të kërkuar një institucion të edukimit për qëllimet e tyre akademike. Në të ardhmen edhe personat që kërkojnë trajnim profesional do kenë mundësi të vijnë në Gjermani për t’a arritur atë. Parakushtet për këtë janë që të njihni gjuhën gjermane në nivelin B2, dhe të keni kryer shkollimin në ndonjë shkollë gjermane jashtë gjermanisë, apo të keni një fletëshënim të institucionit edukativo arsimor për zhvillimin e këtij trajnimi/të jeni nën moshën 25 vjecare dhe të keni mundësin financiare që të mbuloni shpenzimet tuaja gjatë qëndrimit në Gjermani.


2.      Pjesëmarrja në kurse të gjuhës para se të filloni trajnimin profesional: Nëse keni lejeqëndrim për të kryer një trajnim profesional, ju mund të regjistroheni në një kurs të gjuhës.


3.      Mundësitë e përirësuara për studentët që studiojnë në Gjermani për të ndryshuar statusin e tyre të lejeqëndrimit: Tani studentët kanë mundësi që edhe para se të përfundojnë universitetin në Gjermani t’a ndryshojnë statusin e tyre në lejeqëndrim.


4.      Lejeqëndrimi i vendosjes së përhershme për ata që kanë kryer edukimin profesional ne Gjermani: Personat që kanë kryer me sukses një edukim profesional kanë mundësinë që të përfitojnë lejeqëndrim të vendosjes së përhershme, dy vite pas përfundimit të këtij edukimi. E njëjta vlen edhe për studentët që studiojnë në nivele universitare.