Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Islanda kërkon puntorë të huaj
01 Feb 2020 - 22:16
Islanda kërkon puntorë të huaj

Në vitin 2017 në Islandë ishte reduktuar në mënyrë drastike numri i punëtorëve, kjo edhe është arsyeja kryesore se pse këtë vit, ky ishull ofron punë për 4000 të huaj.


Sipas ‘Bussines Iceland’ e bazuar në kryeqytetin islandez, kompanitë e tyre po kërkojnë punëtorë të huaj të profesioneve të ndryshme. por, kryesisht në hotelieri dhe turizëm pasi që turizmi në këtë ishull po zhvillohet me shpejtësi.


Ministri i Çështjeve Sociale, tha se Islanda po bëhet një ‘komb emigrant’ për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike në ishull, dhe se në vitet e ardhshme po përgaditet për të akomoduar një numër të madh të shtetasve të huaj për të zënë vendet e lira të punës.


Përveç këtyre problemeve, Islanda përballet edhe me probleme të plakjes së popullatës dhe mortalitetit. Statistikat atje vlerësojnë se 10 përqind e popullsisë në Islandë janë më të vjetër se 70 vjet.


Zhvillimi ekonomik në këtë ishull ka marrë hovin e lartë, në të cilin jetojnë dhe punojnë rreth 500 shqiptarë kryesisht nga Kosova dhe disa nga Shqipëria dhe Maqedonia. Ishulli i Islandës në përgjithësi nuk ka më shumë se 330 mijë banorë, me vendës dhe të huaj.


 


Apliko Online: http://www.punsohu.eu/sq/formular-antaresimi