Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Gjermania vjedh 4,500 infermierë. Pagat e ulëta dhe kushtet e punës largojnë mjekët nga Shqipëria
03 Feb 2020 - 22:09
Gjermania vjedh 4,500 infermierë. Pagat e ulëta dhe kushtet e punës largojnë mjekët nga Shqipëria

 


Ka tashmë disa vite që sektori i mjekësisë ka gjetur mbështetje punësimi në vendet perëndimore. Vendet e zhvilluara po vazhdojnë politikat e punësimit të profesionistëve në fushën e mjekësisë. Kjo po iu jep dy palëve kompanive dhe kandidatëve mundësitë e shumta. Kandidatët po fitojnë një mundësi të punësohen duke vazhduar njëkohësisht dhe specializimin. Kurse kompanitë po fitojnë punonjës të angazhuar dhe serioz në punën e tyre.


Shikuar statistikisht në Republikën e Shqipërisë ka mjaft të diplomuar në fushën e mjekësisë, ndërsa një numër jo aq i madh  punësimit të këtyre profesionistëve. Megjithatë anembanë vendit operojnë dhe klinika private prapëseprapë norma e punësimit është e pafavorshme.


Kjo dukuri është aktuale kur flasim për mjekët, mirëpo cka në lidhje me infermierët? Sa infermierë të diplomuar në këtë fushë enden të papunësuar në vend?


Vendet perëndimore kanë një normë më të lartë të popullsisë në moshë se vendi ynë. Ato implementojnë një politikë ndryshe të kujdesit ndaj të moshuarve. Ka mjaft qendra ku kujdesen për këtë kategori të popullsisë. Këto qëndra kanë nevojë për punësimin e infermierëve, që kanë njohuri bazike në mjekësi dhe mund të kujdesen për personat e moshuar, duke përfshirë edhe dhënien e trajtimit mjekësor në shumicën e rasteve.


 


Viteve të fundit është vërejtur statistikisht se në vendet perëndimore janë punësuar një numër i madh i mjekëve dhe infermierëve. Vetëm në Gjermani sipas studimeve janë punësuar rreth 4,500 persona kryesisht si mjekë dhe infermierë.