Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Gjermania lehtëson vizat e punës
13 Feb 2020 - 16:39
Gjermania lehtëson vizat e punës

Kushtet që duhen plotësuar për marrjen e vizës së punës kanë mbetur të njëjtat: punësimi në ndërtim ose gastronomi nuk kërkon as njohuri gjuhe e as njohuri profesionale.


Vetëm për infermierët ose kujdestaret mjekësore kërkohen njohuri gjuhe dhe dëshmi licencimi a diplomat e shkollës profesionale. Kushtet përshkruhen në mënyrë të hollësishme në fletushkat informative të ambasadave.


Nga ekspertët ligji i ri shihet si sukses i madh që po përmbush nevojat e tregut gjerman të punës,i cili rregullon me detaje “ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së”.


Për herë të parë mund të shkosh në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.


Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të shkojnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.