Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Gjermania krijon planin për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar
15 Feb 2020 - 15:49
Gjermania krijon planin për tërheqjen e punonjësve të kualifikuar

Gjermania ka nevojë të dëshpërueshme për infermiere, ekspertë të TI dhe profesionistë të tjerë – dhe ajo po kërkon për ekspertë jashtë BE për rekrutim. Qeveria dhe bizneset gjermane tashmë kanë një plan se si ta arrijnë këtë.


Duke u ballafaquar me një rënie të punonjësvë të kualifikuar, Qeveria Gjermane ka hartuar një plan për Rekrutimin e Punonjësvë në Vendet e Treta, për të mbuluar mungesën në tregun e punës, duke u prezantuar ky plan në samitet biznesore.


Në fund të takimit u aprovua një memorandum sipas së cilit u synuar që të ri-modifikohen procedurat burokratike të shtetit gjerman në mënyrë që vendi të jetë më i përshtatshëm për shtetasit e vendeve të treta për punësim.


Ajo për të cilën u morrën vesh bizneset dhe Qeveria Gjermane është:


·        Bizneset tani do ndihmojnë punonjësit e tyre, me njohuri bazikë në gjuhën gjermane që të kenë lehtësira burokratike


·        Kompanitë do ofrojnë më shumë vende të targetuara pune tek bizneset


·        Qeveria u pajtua që të shpejtojë procesimin e vizave të punës në mënyrë që punonjësit të fillojnë më shpejtë punën


·        Akreditimi i certifikimeve të huaja do ketë më shumë lehtësira


·       Portali qeveritar Make it Germany do luajë një rol më esencial në informimin e punonjësve të huaj