Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Cfarë profesionesh kërkohen në Gjermani sipas Ligjit të Ri dhe ku mund të gjejnë informata punëkërkuesit e interesuar
12 Feb 2020 - 17:39
Cfarë profesionesh kërkohen në Gjermani sipas Ligjit të Ri dhe ku mund të gjejnë informata punëkërkuesit e interesuar

Kryesisht tregu gjerman ka kërkesa të larta për mjekë, infermiere dhe për fizioterapistë, madje edhe për specialistë të TI, inxhinierë dhe punonjës në sektorin e ndërtimtarisë, ekspertë në fushën aeronautikës, mekatronikës, inxhinierinë elektrike, tekologjinë e energjisë dhe profesionet e tjera si matematikë, shkenca kompjuterike, shkenca natyrore dhe teknologji.


Meqënëse nevoja për specialistë të IT është e domosdoshme atëherë Ligji i Ri ka paraparë rregullim ndryshe nga e kaluara. Tani kjo kategori mund të hyjë në tregun e punës pa pasur nevojë të dëshmojë përvojën e kaluar të punës në këtë profesion.


Punëkërkuesit mund të gjejnë të dhëna në faqet e caktuara të internetit në lidhje me kushtet e parakushtet për aplikim për punë dhe çështje të tjera. Mirëpo ajo që propozohet nga ana e kompanisë sonë është portali https://www.make-it-in-germany.com/en/ që funksionon në kuadër të Agjensionit Federal të Punësimit dhe ka karakter mjaft informues. Këtu mund të gjeni të dhëna mbi vendet e punës, kualifikimet, kurset e gjuhës, vizat, mjedisin e punës, dhe formalitetet e përditshmërisë. Gjithashtu iu informojmë se portali https://www.anerkennung-in-deutschland.de/html/en/ ofron të dhëna mbi verifikimin e kualifikimeve.