Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Cfarë ka risi në Ligjin e ri mbi Migrimin i cili do hyjë në fuqi me 1 mars 2020
11 Feb 2020 - 16:18
Cfarë ka risi në Ligjin e ri mbi Migrimin i cili do hyjë në fuqi me 1 mars 2020

1. Deutschland.de raporton se nëse ju nuk keni ndonjë ofertë pune apo kontratë pune në Gjermani, mirëpo keni një dëshmi se posedoni një kualifikim professional, kualifikim ky që njihet në Gjermani atëherë juve mund t’iu ofrohet një vizë e qëndrimit deri në 6 muaj me qëllim që të gjeni një vend pune. Gjatë kësaj kohe, kur qëndroni në Gjermani me këtë vizë ju mund të punoni deri në 10 orë në javë, si punësim provues apo mund të kryeni ndonjë praktikë në ndonjë kompani. Parakushtet për t’iu aprovuar kjo vizë janë njohja e gjuhës gjermane.


2. Sipas ligjit të ri është hequr prioriteti i punësimit të një aplikanti fillimisht që ka shtetësi të BE pastaj jashtë BE. Tani ky prioritet ka rënë, mirëpo mund të hyjë në fuqi nëse ndryshojnë kushtet e tregut.


3. Ky ligj tani ia lejon studentëve që kanë diplomuar në një shkollë gjermane jashtë Gjermanisë jo vetëm që të studiojnë, por edhe të punësohën si trajnues në institucione edukative.


4. Migrimi i shtetasve të vendeve të treta nuk është o kufizuar. Tani ata kanë të drejta të barabarta punësimi sikurse shtetasit e BE.