Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Cfarë duhet të bëjnë individët e kualifikuar për t’u punësuar në Gjermani
18 Feb 2020 - 15:49
Cfarë duhet të bëjnë individët e kualifikuar për t’u punësuar në Gjermani

Nëse e konsideroni veten individ të kualifikuar në një profesion të caktuar dhe doni të ndërrmerni një jap të rëndësisëm, atë të punësimit tuaj në Gjermani atëherë duhet të dini se cilat janë hapat e parë që do ndërmerni.


Në vijim po iu njoftojmë më tre hapa shumë të rëndësishëm që duhet të ndërmerni:


1.      Bëni njohjen e kredencialeve tuaja profesionale: Gjëja e parë që duhet të bëni është të aplikoni për njohje të kualifikimit tuaj profesional. Të dhënat bazike në lidhje me procesin e njohjes së kualifikimeve ne Gjermani mund të merren nga portali https://www.make-it-in-germany.com/en/about-the-portal/contact/hotline/ për më shumë të dhëna në lidhje me këtë ju lutem referojuni këtu https://www.make-it-in-germany.com/en/jobs/recognition/professional-qualifications/.


2.      Aftësitë gjuhësore: Ju duhet të jeni në gjendje të flisni pak gjermanisht nëse doni të vini në Gjermani për të kryer ndonjë trajnim apo të gjeni një vend pune. Ju duhet të keni aftësi të gjuhës gjermane nëse doni të merrni pjesë në ndonjë trajnim këtu. Për më shumë informata dhe kurse të gjuhës gjermane klikoni këtu.


3.      Kontaktoni organet kompetente për viza/lejqëndrim: Nëse jetoni jashtë Gjermanisë, misionet diplomatike gjermane në vendin tuaj janë përgjegjëse për lëshimin e vizave. Adresat e institucioneve gjermane afër jush mund të gjenden në këtë hartë https://www.make-it-in-germany.com/en/visa/local-contacts/world-map/.