Lajmet
Të rejat e fundit
Kategoria
Angela Merkel paralajmëron: Shkurtimet në fuqinë punëtore mund të nxisin një Eksod të Bizneseve
15 Feb 2020 - 16:11
Angela Merkel paralajmëron: Shkurtimet në fuqinë punëtore mund të nxisin një Eksod të Bizneseve

Një këndvështrim i padiskutuar më parë është ajo i migrimit të bizneseve Gjermane në vendet ku ka mundësi për përzgjedhje më të mirë të fuqisë së kualifikuar punëtore. Për të parandaluar që kjo të ndodh shteti duhet të tërheqë sa më shumë fuqi punëtore të kualifikuar brenda vendit nga jashtë. Berlini është i fokusuar në shtetasit e vendeve të treta.


Angela Merkel shfrytëzoi informimin e saj javor që të paralajmërojë se nëse nuk gjindet një zgjidhje sa më shpejt kompanitë Gjermane mund të zhvendosen në ndonjë shtet tjetër.


“Ne e dimë se shumë industri kanë nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar”, tha Merkel. “Pa një numër të mjaftueshëm të punëtorëve të kualifikuar, një biznes nuk mund të jetë i suksesshëm”.


“Ky është shkaku se pse është e nevojshme që të bëjmë cdo përpjekje të mundshme për të disponuar me këta specialistë. Në të kundërt kompanitë detyrohen të migrojnë, dhe sigurisht ne nuk do donim që kjo të ndodhë.”


Paralajmërimi i Kancelares Gjermane erdhi gjatë një samiti që u mbajt në mes të Unionit të Bizneseve dhe përfaqësuesve të Qeverisë.