Si të mendoni ide inovatore për Start up?
Si të mendoni ide inovatore për Start up?

Nëse jeni në kërkim të ideve të reja, ekzistojnë mënyra kreative për t’i krijuar ato. Hileja është të provoni idetë për të kuptuar nëse ata vërtetë do të funksionojnë. Por nëse doni ide për të testuar, ka shumë opsione:

Ndërtoni diçka që ju nevojitet ose dëshironi personalisht. Pastaj shihni nëse njerëzit e tjerë kanë nevojë për këtë. Fondacioni Kaufmann ka bërë hulumtime dhe rreth 40% e sipërmarrësve të suksesshëm janë “userpreneurs” të këtij lloji.

Diferenconi produktin tuaj. Merrni ndonjë produkt apo shërbim të përgjithshëm, pastaj lehtësisht e përmirësoni atë me një pikë shitjeje (domethënë më të shpejtë, më të përshtatshëm, më të lirë etj.).

Zbatoni modele të reja biznesi për produktet e vjetra. Merrni ndonjë produkt ose shërbim të përgjithshëm dhe riemëroni modelin e biznesit. Për shembull, në vend të shitjes së lodrave, merrni me qera një sasi të caktuar të tyre për një pagesë mujore. Libri i Alexander Osterwalder, “Business Model Generation” dhe modeli i modelit të biznesit të St. Gallen Business Model Navigator, janë mënyra shumë të mira për të gjetur një listë të modeleve të biznesit.

Ndarja e komponentëve të një biznesi të mëparshëm. Marc Andreeson dhe Clayton Christensen tregojnë këto si trende të mëdha të biznesit. Për shembull, mendoni për Twitter, që është vetëm një status në Facebook. Kush do të kishte menduar se do të dëshironim vetëm një status në Facebook? Ose merrni Pinterest-in. Kush do të kishte menduar se ne do të kishim kërkuar një lajmërim me vetëm fotografi? Këto janë shembuj kreativë se si të merrni komponentin më interesant të një modeli biznesi dhe ta shndërroni në një platformë totalisht të re.

Mendoni për diçka që do zgjidhë një problem. Mos rrini kot duke menduar se si mund të bëni para duke bërë, le të themi, çanta shpine. Mendoni se si ju mund t’u jepni njerëzve një çantë shpine që ata duan vërtet, dhe të kuptoni se si mund të fitoni para duke u ofruar këtë produkt.

Kërcënoni konkurrentët ekzistues me një model biznesi me kosto të ulët. Mendoni për një inovacion, produkt apo model biznesi që do të ulë kostot e bizneseve ekzistuese. Për shembull, kamerat digjitale mundën plotësisht Kodakun, sepseKodak vazhdonte të përdorte kamerat e “kohëve të vjetra” për të bërë para. Ky është edhe një koncept tjetër i Clayton Christensen, i quajtur “inovacioni shkatërrues”.

Të gjithë këto metoda do ju ndihmojnë të dilni me një ide unike për Startup-in tuaj të ardhshëm. Nuk është e thënë që të gjithë sipërmarrësit lindin si inovatorët më kreativë vërdallë. Si çdo gjë tjetër, do kohë dhe përkushtim, si dhe disa truke të zgjuara.